Lyerja e duhur me kremin e diellit

Jemi në kulmin e stinën së verës dhe rrjedhimisht edhe ne kulmin e rrezatimit të diellit. Pushimet në plazh janë një kënaqësi më vete, por ajo që duhet t ë kemi parasysh është përdorimi i rregullt i kremit të diellit për të ruajtur shëndetin e lëkurës.

Siç raporton “The Time”, fytyra është pjesa më e rrezikuar nga tumoret e lëkurës dhe është pikërisht ajo pjesa ku shumica e njerëzve gabojnë në aplikimin e kremit, duke lënë pas dore pjesë shumë delikate.

Një studim i fundit i publikuar këtë javë nga konferenca britanike e British Association of Dermatologists, thotë se rreth 10% e fytyrës sonë mbetet e pa lyer nga kremi.

Studimi provoi se pikërisht pjesa rreth qerpikëve, konstatohen 5-10% e tumoreve të lëkurës.

Shumë nga personat që u përfshinë në eksperiment, thanë se nuk kishin vendosur krem kundër diellit sipër syve, për arsye prakticiteti ose prej frikës se mos shkaktoheshin irritime.

Në rast se nuk aplikoni krem rreth syve kur dilni në diell, ekspertët këshillojnë që të mbani syze.

Pin It