Kalendari historik: 15 korrik

15 Korriku është dita e 196 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 169 ditë.

Ngjarje

1799 – Një gur i shkruar u gjet nga kaptiteni francez Pierre-François Bouchard gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt. Guri u zbulua nga dheu në fshatin Roshid (Rosetta). Eshtë një pllakë gur granit i zi, ku janë gdhendur tre mbishkrime apo tekste të njëjta, por në 3 gjuhë të ndryshme. Guri Rosetta iu dorëzua trupave britanike në 1801. Shkencëtarët mendojnë se guri ka qenë monument në formë ylli, i ngritur pas kurorëzim të mbretit Ptolemeut V, për të themeluar kultin hyjnor të sunduesit të ri. Dekreti për këtë monument u lëshua nga një kuvend priftërinjsh në Memfis. Data e dekretit është dhënë si “4 Xandicus” në kalendarin e Maqedonisë së lashtë dhe “18 Meshir” në kalendarin egjiptian, date që përkon me 27 mars 196 pes. Viti është shpallur si viti i nëntë i mbretërimit të Ptolemeut V dhe kjo është konfirmuar nga emrat e katër priftërinjtë që shërbyen në të njëjtin vit, përfshi Aëtus bir i Aëtus, i cili ishte prift i kulteve hyjnore të Aleksandrit të Madh. Ylli prej graniti të zi është shkruar në “gjuhën e perëndive” (hyeroglife); “gjuhën e dokumenteve” (demotike); dhe “gjuhën e grekëve” (përdorur nga dinastia Ptolemeu). Tempulli ku u vendos guri u shkatërrua ndoshta rreth vitit 392, kur perandori romak lindor Theodosi urdhëroi mbylljen e të gjithë tempujve pagane ose jo të krishterë. Me kalimin e kohës, pllaka e shkruar (përmasat e së cilës nuk dihen saktësisht) u thye, copat u morën nga banorët për ndërtime, dhe ‘Guri i gjetur në Roshid apo Rosetta është një pjesë e mbetur prej tij. Guri Rosetta ruhet në muzeun britanik dhe është një nga objektetet më të vizituara. Përkthimi i parë i plotë i tekstit greqisht u shfaq në vitin 1803. Megjithatë kaluan 20 vjet para se përkthimi i teksit egjiptian (hyeroglif) u njoftua nga Jean-François Champollion në Paris në 1822; dhe u desh më gjatë para se studiuesit të ishin në gjendje për të lexuar me besim mbishkrimet e lashta. Që nga zbulimi, Guri Rosetta ka qenë në qendër të rivaliteteve për zotërim midis Francës dhe Britanisë, dhe që nga viti 2003, edhe Egjipti ka dalë me kërkesat e veta për kthimin e gurit.

1838 – Ralph Waldo Emerson mban një fjalim në shkollën Harvard Divinity (Boston), ku hedh poshtë mrekullitë biblike dhe e cilëson Jezus Krishtin njeri të madh, por jo Perëndi. Bashkësia protestante reagoi me zemërim.

1916 – Në Seattle, Washington, William Boeing dhe George Conrad Westervelt krijojnë kompaninë Aero Pacific, që u quajt më pas Boeing, firmë e njohur sot për prodhimin e aeroplanëve.

1948 – Presidenti amerikan, Harry S. Truman, u nominua për një mandat të dytë gjatë Kuvendit të Partisë Demokrate në Philadelphia.

 

1979 – Presidenti amerikan Xhimi Karter mban të ashtuquajturin ‘fjalimin e rraskapitjes’, ku ai karakterizon kërcënimet kryesore për vendin; dyshimi në rritje mbi kuptimin e jetës; dhe humbjen e unitetit të qëllimit.

1976 – Odiseja 36-orëshe e rrëmbimit filloi për 26 nxënës dhe shoferin e autobusit të tyre, pasi që ata u rrëmbyen nga tre të armatosur në Kalifornia dhe u mbajtën në një qeli nëntokësore. Të rrëmbyerit ikën dhe nuk pati të lënduar.

1979 – Presidenti amerikan, Jimmy Carter, mbajti një fjalim, në të cilin kritikoi “krizën e besimit” në Amerikë. Ndonëse ai nuk e shfrytëzoi këtë term, fjalimi mbeti i njohur si fjalimi i “sëmundjes”.

1996 – MSNBC-ja, një rrjet 24-orësh me lajme, bëri debutimin e tij në televizionin kabllor dhe në internet.

2006 – Shpallet Twitter, sot një nga platformat e mediave sociale më të mëdha në botë. Twitter ishte krijuar në mars të vitit 2006 nga Jack Dorsey, Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass dhe hyri në përdorim në korrik. Shërbimi shpejt fitoi popullaritet në mbarë botën, me 500 milionë përdorues të regjistruar në vitin 2012, të cilët postuan 340 milionë mesazhe në ditë. Më 2013 Twitter ishte një nga 10 faqet e internetit më të vizituara dhe është cilësuar si “SMS e internetit. Twitter do të thotë ‘Zog’ dhe në logon e saj përfaqësohet nga një lloj zogu blu që gjendet në Amerikë. Idea për emrin Twitter e ka zanafillën nga logoja e një faqeje interneti me emrin ‘Larry the Bird’ (Larry Bird, ish-basketbollist i njohur amerikan i skuadrës Celtics të Bostonit).

Lindje

  • 1606 – Lindi piktori Rembrandt në qytetin Leiden të Hollandës
  • 1901 – Nicola Abbagnano, filozof italian
  • 1904 – Dervish Luzha , patriot dhe shenjtor shqiptar
  • 1930 – Jacques Derrida, filozof francez
  • 1949 – Carl Bildt, politikan suedez,
  • 1963 – Brigitte Nielsen, akore daneze
  • 1971 – Danijela Martinović, kengetare kroate

Vdekje

  • 1876 – Aleksander Fredro, dramaturg polak
  • 1904 – Anton Pavlovič Čehov, letrar rus
  • 1915 – Çerçiz Topulli pushkatohet në Shkodër.
  • 1915- Mehmet Shpendi, Bashkëthemelues dhe udhëheqësi kryesor i “Djelmnia e Shalës”, udhëhoqi çetat e Dukagjinit kundra pushtuesve Osman dhe atyre të Malit të Zi, Hero i Popullit. (l. 1851).
  • 1915 – Vat Gjelosh Ndoka, Luftëtar dhe pjestar aktiv i “Djelmnia e Shalës”, Dëshmor i Atdheut. (l. 1870).
  • 1919 – Hermann Emil Fischer, biokimist gjerman

Pin It