Parashikimi i motit, e shtunë 15 korrik 2017

Zonat bregdetare dhe të ulëta paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira të dendura dhe të shpeshta, do të ketë në zonat malore deri në mesditë kur vranësirat sërish fuqizohen. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në ultësirën perëndimore, por vranësirat dhe rrebeshe afatshkurtra shiu do të ketë në zonat malore, kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit,  por një tjetër rënie me 2- 3 gradë celcius do të sjellë mesdita.

Era do fryjë mesatare deri e fortë gjatë pjesës së dytë të ditës duke arritur shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verior dhe për pasojë, në brigjet detare dallgëzimi ngjitet në 3 – 4 ballë.

Pin It