Nga sot priten rënie të temperaturave me 2-3 gradë, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veri-veriperëndimi i kontinentit.
Parashikohet që rënia e temperaturave të vijojë ditën e premte edhe në fundjavë. Sa i përket motit, do të jetë i kthjellët, por dita e premte do të sjellë vranësira dhe shira, në veri dhe qendër.
Parashikohet që edhe fundjava të jetë me mot të paqëndrueshëm, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në të gjithë vendin, më të dukshme ditën e shtunë.