Ndotja, ndalohet importi makinave që nuk plotësojnë standardet

car-shipping-pending-loading

Nga 1 janari 2017, Ministria e Mjedisit do të ndalojë importin e mjeteve që nuk plotësojnë standardin Euro 5 të shkarkimit të gazrave. Ndërsa ato mjete që janë tashmë në qarkullim duhet të plotësojnë standardin Euro 3.

Këto masa synojnë përafrimin e normave të ndotjes në Shqipëri me ato të Bashkimit Europian.

Zotëruesit e mjeteve të prodhuara përpara vitit 2000 duhet të marrin masat për të ulur normat e ndotjes deri në 1 korrik 2017. Kostot e këtij procesi do të përballohen nga vetë pronarët e mjeteve.

Vlerësimi për kategorinë e makinave të importit do të krhet në doganë nga Qendra e Kontrollit Teknik, e licensuar nga Ministria e Transporteve.

Pin It