Projektligj i ri për faljen e borxheve që datojnë para vitit 2011

Borxhet-ekomunave-640x360

Qeveria do të miratojë një projektligj të ri për të falur borxhet e bizneseve në tatime dhe dogana. Falja do të përfshijë të gjitha llojet e detyrimeve tatimore, përveç atyre që lidhen me sigurimet e papaguara të punonjësve.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se falja përfshin borxhet e grumbulluara para vitit 2011. Ndërsa për detyrimet që i takojnë viteve të mëpasshme do të aplikohet një skemë faljeje e pjesshme.

“Ideja e projektligjit është të fshijë të gjitha gjobat, kamatëvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”, – shprehet ministri Ahmetaj.

Ndërsa për detyrimet pas dates 1 janar 2012 ata që paguajnë 70% të detyrimit do te epërfitojnë faljen e gjobave dhe 30%-it.

Sipas Ahmetajt ky projektligj mund të cojë gati në ulje gjysmë për gjysmë të borxhit tatimor.

“Sigurisht që mund të ngrenë pikëpyetje nga ana e politikës fiskalë, e relaksimit të klimës së biznesit, e kalimit në nivelin tjetër të zhvillimit ekonomik dhe e të bërit biznes, është gjëja e drejt që për t’u bërë”, shprehet ministri.

Pin It