Shqipëria merr pjesë në garat sportive për individët me Sindromën Down

ee16d732-3043-4a77-adb8-2cd421664f26_xl

Shqipëria do të përfaqësohet në Garat Ndërkombëtare të Individëve me Sindromën Down Trisome Games 2016, të cilat do të mbahen në Firence të Italisë. Në këto gara do të marrin pjesë 30 shtete të ndryshme dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga 16-vjeçari Gersi Troka.

Gersi Troka do të marrë pjesë në garat e notit nga data 15 deri me 22 korrik në stilet fluturë, shpinë dhe stil i lirë. Ai angazhohet në sportin e notit që prej moshës 9-vjeçare.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këto gara mundësohet nga Fondacioni Down Syndrome Albania me mbështetjen e Ministrise së Arsimit dhe Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Notit.

Synimi i një kompeticioni të tillë përtej sportit është edhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për aftësitë e personave me Sindromën Down.

Pin It

One thought on “Shqipëria merr pjesë në garat sportive për individët me Sindromën Down

  1. dje ne mbasdite ndoqem ceremonine e prezantimit te pjesmarrseve ne Firenze. Mbesa ime , qe ndodhet me pushime ketu , u gezua pa mase qe pershendeti Gersin. Jane shoke shkolle e ishte edhe nje surprize edhe per Gersin. Pjesmarrsit nga vendet e Europes Perendimore ishin te shumte ne numer. Ky eshte nje fakt per deshiren e ketyre vendeve per integrimin e femijve
    me Sindromën Down. Megjithate , me mire vone se kurre. Suksese Gersit e shpresojme te jete nje eksperience e bukur per te gjithe atletet. Mendoj se me teper nga atletet, ishin te emocionuar fiorentinet e turistet e shumte qe mbushin rruget e Firenze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *