Furnizimi i dobët i trupit me gjak shkakton migrenë

Migrena shkaktohet jo vetëm nga problemet në sistemin nervor, por edhe nga furnizimi i dobët me gjak. Ky është rezultati i një studimi të ri të publikuar në International Genetics Consortium (IHGC), i cili i jep përgjigje pyetjeve të shkencëtarëve në lidhje me shkakun e migrenës.

Studimi analizoi të dhënat e më shumë se 60 mijë pacientëve që vuajnë nga migrena në mbi 12 vende të ndryshme të botës. Të dhënat treguan se problemet vaskulare, që shkaktojnë furnizimin e dobët të trupit me gjak, ndikojnë në masë të madhe në shkaktimin e migrenës.

Studimi është i rëndësishëm pasi mund të shërbejë për gjetjen e mënyrave të kurimit të kësaj sëmundjeje që prek njerëzit në masë. Shumica e të sëmurëve me migrenë, pjesa më e madhe gra, vuajnë për vite me radhë pa gjetur një mënyrë trajtimi të efektshme.

Migrena mendohet si një sëmundje neurologjike, por studimi i fundit tregon se problemet vaskulare ndikojnë më shumë se sa e kemi ditur.

Pin It