Gabimet që bëhen gjatë larjes së rrobave në lavatriçe

Larja e rrobave me lavatriçe në gradacion të ulët bëhet shkak për zhvillimin e baktereve. Jo vetëm kaq, por edhe rrobat e zakonshme kur lahen me peshqirët e kuzhinës mund të shkaktojnë infeksione.

Një studim i Shoqatës britanike për higjienën thekson se temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteret. Sipas studimit, rreth 0.1 g ose 10,000 baktere mbeten tek rrobat e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta.

Përgjithësisht mendohet se rrobat pas çdo larje në lavatriҫe janë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike, thekson studiuesja Lisa Akerli.
Lisa shton se si programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriҫes në temperatura të ulëta janë problematike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe për krijimin e të ashtuquajturës “ përzierje bakteriale”. Ajo këshillon larjen e rrobave minimalisht në 60 gradë për të qenë më të sigurtë.
Këshilla për një higjienë më të mirë të lavatriçes:

  1. Të paktën një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë. Edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe makina larëse do të pastrohet nga bakteret.
  2. Mbulesat dhe rrobat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperaturë të ulëta.
  3. Pas përfundimit të larjes, dera e lavatriçes është mirë që të lihet hapur për një kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e baktereve brenda saj.

Burimi: Living

Pin It