Lavatriçja ju lan rrobat, po ju e lani ndonjëherë?

Lavatriçja na lan rrobat, por në të njëjtën kohë ajo ka nevojë që herë pas here të pastrohet e të mirëmbahet.

Pas larjes së rrobave ajo ka aromë të pakëndshme, si dhe ndodh që brenda gomës së makinës apo në kutinë e detergjentit të jenë shfaqur njolla të zeza.

Për ta eliminuar këtë dukuri të pakëndshme do t’ju nevojiten:

– mjete të lëngshme për pastrim (mundësisht me përmbajtje klori)
– sfungjer
– doreza
– 25 g limontoz.

Si ta lani?

– Hapi i parë në luftë me mykun është fshirja me leckë të zakonshme letre brendinë e lavatriçes për të eliminuar  papastëritë e grumbulluara.

– Pastaj nxirrni një mjet për pastrim (me përmbajtje klori) në gomë, në gjithë sipërfaqen, duke e shtrirë në përmasa të barabarta.

– Mbyllni derën dhe lëreni të qëndrojë 2 orë.

– Pas kalimit të kësaj kohe, aktivizoni lavatriçen në  “shpëlarje”, që të lahet mjeti i pastrimit.

– Pastaj në kutinë e detergjentit vendosni limontoz dhe aktivizoni makinën në temperaturën më të lartë. Pas kësaj procedure, lavatriçja do të shkëlqejë si të ishte e re.

Përsëriteni këtë procedurë që  të eliminoni mykun dhe t’i zgjasni jetën lavatriçes tuaj.

 

Pin It