Myku në shtëpi, një metodë e thjeshtë për ta hequr

Problemi i mykut në shtëpi  nuk është aspak i këndshëm. Pikat e zeza nëpër mure më së shpeshti shfaqen në qoshe të lokaleve, madje më së shumti në ato vende ku ka mjaft lagështi, siç janë banja dhe kuzhina.

Myku mund të shfaqet edhe në lokalet të cilat nuk janë mirë të izoluara, përkatësisht kur fasada e shtëpisë apo e ndërtesës nuk është e punuar mirë dhe nga materiali cilësor. Mirëpo, fatmirësisht, ekziston zgjidhje e shkëlqyeshme natyrale!

E gjitha që ju nevojitet është spraji shtëpiak, i cili njëherë e përgjithmonë do t’i eliminojë gjurmët e mykut.

Dy filxhanë ujë përzieni me dy lugë të vogla vaj të çajit kinez në shishe të pastër me spërkatës.

Spërkatni vendet në të cilat është shfaqur myku, lëreni pak të qëndrojë dhe fshijini me leckë të pastër.

Pin It