Çaji i zi, një aleat i mirë për rënien në peshë

Kur bie fjala për rënien në peshë, çajrat zënë vendin e parë. Çaji i zi, ashtu si ai jeshili ndihmon të bini në peshë, por ka dhe përfitime të tjera për shëndetin.

Në një studim të universitetit të Los Angeles, publikuar në European Journal of Nutrition thuhet se është meritë e faktit që modifikon bakteret e zorrëve, duke rritur metabolizmin.

Sipas studimit, si çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin por në dy mënyra të ndryshme. Në çajin jeshil është polifenoli, substanca të njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen. Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për t’u përthitur prandaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë.

Megjithatë, si gjithmonë nëse përfshini në dietë çajin duhet të jetë në kontroll të plotë mjekësor pasi sasia e madhe na bën keq. 

Pin It