“Gëzoje këtë çast. Ky çast është jeta jote”- Omar Khajam

Në vitin 1079,  Omar Ibn Ibrahim al – Chajjam përfundon kalendarin Jalali (matje e kohës me anë të lëvizjes së yjeve). Por Khajami ishte i gjithanshëm; shkencëtar, astronom, matematicien, shkrimtar, poet. Ai besohet të ketë shkruar rreth një mijë strofa katër-vargjëshe ose Rubaira (Strofa). Bota anglishtfolëse u njoh me Rubairat e Kajamit nëpërmjet përkthimit letrar nga Edward Fitzgerald (1809-1883). Ironikisht, ishte përkthimi i Fitzgeraldit që ri-paraqiti Khajamin tek iranianët të cilët e kishin harruar ose pak e njihnin atë si poet. Poezitë e Omar Khajamit janë përkthyer në shumë gjuhë.

 

Ishte një derë së cilës nuk ia gjeta çelësin: Ishte një perde përmes së cilës nuk munda të shikoj.

Kur dua të kuptoj se çfarë po ndodh sot apo të përcaktoj se çfarë do të ndodhë nesër, atëherë shikoj prapa.

Mos e kalo të sotmen kot, sepse ajo nuk do të kthehet kurrë më.

Nuk mund ta fsheh diellin me një grusht pluhur, nuk mund ta shpalosësh sekretin e Fatit nga fshehtësia, dija ka peshkuar për mua në Detin e Mendimeve një perlë të cilën unë kam frikë ta hap.

Jeta është një udhëtim, të udhëtosh do të thotë të jetosh dy herë.

Asnjëherë mendja ime nuk iu nda shkencës, pak sekrete kanë mbetur pa m’u shpalosur dhe natën e ditën kam menduar për plot shtatëdhjetë e dy vjet, dhe e vetmja që dita ishte se kurrë nuk kam ditur asgjë.

Pin It