“Mësues për Shqipërinë”, mundësi punësimi me testin e ri

Nga dita e sotme nis testimi “Mësues për Shqipërinë”, një provim që bëhet për të punësuar mësuesit e rinj. Testimi do të nisë me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe do të përfundojë në 30 prill me mësuesit e Informatikës. Testi do të ketë 70 pikë dhe mësuesit që marrin pikët makismale kanë shancet më të mëdha për tu punësuar. “Kandidati duhet të paraqitet në Qëndrën e Shërbimeve Arsimore 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar. Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me: 1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) (dokumenti origjinal); 2. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë; 3. Formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit. Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar. Për paraqitjen në qendrat e testimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi; 2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit; 3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit”, – thotë në një njoftim Ministria e Arsimit.

Për çfarë do të testohen mësuesit?

Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali.Kur do të shpallen rezultatet e testimit, si do të behet vlerësimi i tyre dhe ku mund të marrim informacion? Rezultatet e testimit do të behën publike në ambientet e portalit. Gjithashtu, çdo kandidat mund të informohet edhe në DAR/ZA/

Si do të bëhet rankimi i fituesve?

Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në:

– Vlerësimin e dosjes

– Rezultatin e arritur në testim.

Cili është probabiliteti i punësimit pas përfundimit të testimit? Kjo do të varet nga vendet e shpallura vakante për çdo Drejtori dhe Zyrë Rajonale (DAR/ZA) dhe rezultati përfundimtar i arritur. A do të jetë vetëm rezultati në testim si faktor përcaktues për punësimin? Po. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumartorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim.

Shqiptarja

 

Pin It