Tabela/ Brenda dhjetorit miratohet vendimi, ja sa rriten pagat e mësuesve

Ka qenë një premtim i guximshëm elektoral ai i rritjes së pagave të mësuesve me 40% brenda mandatit 4-vjeçar dhe duket se që tani po bëhen lëvizjet e para për të mbajtur premtimin. Mësohet se rritja e pagave do të bëhen çdo vit, për të arritur në fund të mandatit në një rritje totale prej 40%.

Shqiptarja.com raporton se pritet që vendimi i parë për rritjen e pagave të merret brenda muajit dhjetor të këtij viti, edhe pse nuk bëhet e qartë se kur do t’i shtrijë efektet financiare ky vendim. E sigurt është që edhe projekt-buxheti i vitit 2018 do të pasqyrojë këtë rritje. Në plan 4-vjeçar rritja më e madhe e pagave bëhet për mësuesit e shkollave të mesme. Aktualisht paga e tyre është rreth 55 mijë lekë dhe pritet të shkojë në 77 mijë lekë të reja.

Sa rriten pagat mesatare:

Mësues në ciklin e ulët

Ishte                Bëhet

38.000 lekë     53.200 lekë

Mësues në ciklin 9-vjeçar

Ishte                Bëhet

43.000 lekë     60.000 lekë

Mësues në shkollat e mesme

Ishte                Bëhet

55.000 lekë     77.000 lekë

Pin It