Giffoni Film Festival Albania shpall sot fituesit e edicionit të tij të 11-të.

 

manifesto-giffoni-2016-dimensione-reale

Ditën e sotme shpallen fituesit e  Giffoni Film Festival Albania. Edicioni i 11-të ka sjelle fituesit e edicioneve te meparshme, per te shpallur me te mirin e tashme nje dekade tradite ne Shqiperi. Festivali më i madh në rajon dhe më i famshëm në botë i filmit për fëmijë dhe të rinj të moshës 13-18 vjeç nisi rrugëtimin e tij të përvitshëm mbrëmjen e 9 nëntorit gjatë një ceremonie ku pjesmarrës ishin miq dhe dashamirës të tij, artistë dhe politikanë, dhe sigurisht, fëmijët të cilët prej tashmë një dekade i japin jetë dhe ngjyra këtij evenimenti. Përgjatë 10 viteve, Giffoni Film Festival Albania ka shënuar një numër rekord prej rreth 30.000 fëmijësh dhe të rinjsh pjesmarrës, një numër i konsiderueshëm prej të cilëve në secilin edicion kanë fituar mundësinë të marrin pjesë në edicionet e tjera të Giffoni Film Festival që zhvillohen në botë, duke vazhduar misionin prej tashmë 40 vitesh të këtij festivali me përmasa globale për të edukuar një brez të tërë përmes artit dhe ndërveprimit kulturor. Në Giffoni Film Festival, fëmijët janë ata që shohin filmat, i diskutojnë ato duke u përballur me një panel profesionistësh dhe me bashkëmoshatarët e tyre, dhe njëkohësisht janë vetë ata të cilët zgjedhin fimat më të mirë të shfaqur. Përgjatë viteve, Giffoni ka ardhur në forma të ndryshme, duke qenë herë pas here një kinema shtëtitëse,për shkuar tek fëmijët e shumë qyteteve të Shqipërisë [Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër por edhe Sarandë]. Mbyllja e GFF Albania është një tjetër event i cili ka sjellë emra shumë të njohur të artit si Giulio Berruti, Zero Assoluto, Giancarlo Giannini apo Paolo Conticini. Fëmijët pjesmarrës fitojnë mundësinë të udhëtojnë drejt Giffoni Film Festival Italia, aty ku gjithçka nisi tashmë 40 vite më parë, ku përgjatë edicioneve të ftuar kanë qenë artistë si Jennifer Aniston, Richard Gere, Nicholas Cage, Mira Sorvino apo Maryl Streep.

Pin It