“Festivale që përkojnë” për herë të parë në Shqipëri dhe Maqedoni.

filma

Festival- to-date” – Media program-backed një festival i dedikuar distribucionit të filmave.

CutAway Film Production dhe Distribution Company kanë nisur një mënyrë distribucioni teresisht inovativ të quajtur “Festival-to-date” për herë të parë në Ballkan, një nismë e mbështetur nga Programi I Medias I Komisionit Europian për testimin e terreneve për distribucionin. Kjo do të thotë që disa filma do të jenë të vlefshëm në platformën VOD në të njëjtën kohë që prezantohen ne Festivale.

Filmi Hollandez “Clean hands” do të thyejë akullin me projeksione të njëkohëshme më 11 nëntor në orën 17.00 përgjatë Cinedays Festival I filmave Europiane në Shkup dhe në Tirana International Film Festival, po ashtu edhe në kinematë ë shesheve në VOD Platform në të dyja vendet.

Kjo do t’i ofrojë publikut një zgjedhje për të parë produksione cilësore Europiane dhe për të fuqizuar disa filma që ndryshe do të kishin vetëm disa shikues fatlumë që mund të ndjekin festivalet. Po ashtu, bashkëpunimi mes Cinedays nga Shkupi dhe Tirana Film Festival do të tregojë një mënyrë tjetër bashkëpunimi mes festivaleve në Europë. Ky aktivitet do të përmirësojë marrëdhëniet mes festivaleve, distributorëve, agjentëve të shitjeve dhe VOD Platform për të sjelle filma cilesorë europiane tek një publik I ri. Filmi I Tjebbo Pennings, “Clean Hands”, tani do të bashkojë dy vende në të njëjtën datë, publikun Shqiptar dhe Maqedonas me festivalet më të mëdha të dy vendeve dhe njëherazi do të jetë I vlefshëm edhe në VOD.  Shkruar nga Carl Joos, “Clean Hands” është një triller mbi pazaret e drogës dhe pasojat e krimit në një familje në dukje normale.

Pin It