Ndërron jetë Leonard Cohen, këngëtari kanadez me famë botërore

leonard-cohen-2013-billboard-650x430

Këngëtari Leonard Cohen ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare. Lajmi i hidhur u dha në faqen e tij zyrtare në llogarinë e tij në Facebook. “Me dhimbje të thellë njoftojmë se poeti legjendar, kantautori dhe artisti, Leonard Cohen ka ndërruar jetë. Kemi humbur një nga muzikantët më të shpërblyer dhe një vizionar të madh”, shkruan në njoftim. Nuk janë dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes së Cohen. Kujtomë se albumi i parë “Song of Leonard Cohen” u publikua në vitin 1967. I lindur në Montreal të Kanadasë në vitin 1935, poeti u detyrua të niste një tur koncertesh në dekadën e fundit pasi zbuloi se nga fondi i tij i pensionit mungonim 5 milionë dollarë.

 Me zërin e tij ai frymëzoi prej 5 dekadash miliona njerëz në mbarë botën, ku i dhuroi publikut këngë të paharrueshme. Disa nga hitet më të bukura të këngëtarit të lindur në Montreal janë “Suzanne” dhe “I am you man”. Albumi i fundit që Cohen nxorri ishte “You want it darker” muajin e kaluar. I lindur në Montreal, Kanada në vitin 1935, Cohen u detyrua të niste një tur koncertesh dekandën e fundit pasi zbuloi se nga fondi i tij i pensionit mungonim 5 milionë dollarë.

Pin It