Gjendet gjurmë të qytetërimit të parë në Tokë

qyteti_1478831222-9135836

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një qyteti të vjetër antik në Irakun verior, afër qytetit Dohuk.

Ekspertët thonë se ky qytet i dalluar antik i takonte Perandorisë antike akaide, e cila ishte themeluar 5000 vjet më parë.

Gjatë gërmimeve, kërkuesit kanë gjetur dëshmi të kësaj periudhe (2340 – 2200 p.e.s), ku perandoria në fjalë konsiderohet si perandoria e parë në historinë e njerëzimit.

Sipas shkencëtarëve, ky qytet antik ishte formuar rreth vitit 3.000 para erës së re dhe kishte vazhduar që të lulëzonte për rreth 1200 vjet.

Gjatë gërmimeve u zbuluan edhe shumë objekte interesante, të cilat i ndihmuan shkencëtarët që ta kuptonin rëndësinë e këtij qyteti antik. U gjetën edhe tabela me shkrim kuneiform asirian, që janë më të vjetra se 3000 vjet.

 

Pin It