Shpërthim në rafinerinë e naftës në Ballsh, 1 viktimë dhe 7 të plagosur

nafta

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Rafinerinë e naftës në Ballsh. Nga shpërthimi një person ndërroi jetë dhe shtatë të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve të marra në trup.

Katër nga të lënduarit janë shtruar në QSUT. Shefi i Shërbimit të Djegie Plastikës, Gjergji Belba, tha se djegiet janë në 40% të sipërfaqes së trupit dhe gjendja shëndetësore vështirësohet për shkak të moshës së të lënduarve.

Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, por Prokuroria po heton për shkelje të rregullave të punës.

Ndërkohë ministri Ilir Beqaj shprehungushëllimet për 42-vjeçarin që humbi jetën, ndërsa theksoi se për momentin gjendja është e qëndrueshme. Ai falenderoi trupat mjekësore të spitalit të Mallakastrës, të Fierit dhe Shërbimin e Djegie Plastikës në QSUT dhe shërbimin e urgjencës mjekësore.

 

Pin It