Edhe moti ndikon në gjendjen fizike dhe shpirtërore, ja sesi

 

ddd

Kushtet e motit janë përcaktuese jo vetëm të aktivitetit tonë ditor, por edhe të gjendjes shpirtërore e asaj fizike.

Studimet kanë treguar se temperaturat e ngrohta dhe ekspozimi në diell luajnë rol pozitiv në gjendjen shpirtërore. Një shkrim në “Gazetën Britanike të Psikologjisë” thotë se temperaturat e ngrohta ulin ankthin dhe skepticizmin, ndërsa ekspozimi i disa orëve në diell nxit të menduarit në mënyrë pozitive.

Po i njëjti studim tregoi se nivelet e larta të lagështisë dhe shirat e rrëmbyer e bëjnë të vështirë përqëndrimin dhe ndikojnë në lodhje dhe përgjumje.Po ashtu era, shiu, temperaturat ekstreme, lagështira dhe ndotja e ajrit ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në alergji duke e përkeqësuar atë.

Kështu, nga hulumtimet rezultoi se moti luan një rol ndikues në shëndetin dhe humorin tuaj.

Burimi: Step to Health

Pin It