Nis punën rafineria e Ballshit, 900 të punësuar

nafte

Rafineria e naftës në Ballsh ka rifilluar punën me kapacitet të plotë dhe rreth 900 të punësuar. Uzina po prodhon nënprodukte të ndryshme të naftës dhe gazit sipas standardeve europiane.

“Prej një jave, të gjithë repartet e rafinerisë punojnë me kapacitet të plotë. Njerëzit janë të paguar. Një nga elementet bazë që ne shpresojmë në të ardhmen dhe ky është një problem thelbësor, punonjësit, është që të rimëkëmbim qendrën e trajnimit që të kemi të rinj që vijnë”, thotë administratori i rafinerisë.

Rafineria ka rinisur prodhimin e eurodieselit të standardit europian, benzinë super dhe derivate të tjera. Ndërkohë që punëtorët shprehen të kënaqur për rikthimin në punë pas largimit të kompanisë azere. Pagesat e punonjësve ishin kushti i qeverisë shqiptare në negociatat me administratorin e ri.

Drejtuesit thonë se rafineria gjeneron avull në sasi të tilla që mund të furnizojë të gjithë serrat e Mallakastrës. Kryeministri kërkoi që kjo sasi të përdoret për këto serra, duke ndihmuar zhvillimin e bujqësisë.

Pin It