Kur përmendim hidhrën mbase na shkon mendja se po ta prekësh do të të djegë lëkura, por jo! Si ilaç popullor hithri e ka një histori të gjatë. Është konfirmuar se stimulon punën e organeve të tretjes, mëlçisë, pankreasit, rrit sekretimin e lëngjeve nga organizmi, forcon imunitetin, është efikas në rastin e migrenës së fortë, sepse relakson muskujt, ndihmon në largimin e baktereve të këqija nga organizmi. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është për shëndetin bima e hithrit. Hithri është lloj i bimës shëruese.
Kalciumi është minerali me i rëndësishëm në çajin e hithrave, ndërsa ndihmon te shëndeti i kockave dhe dhëmbëve. Më i nevojshëm është te fëmijët, kockat dhe nyjet e të cilëve janë në zhvillim. Ҫaji i hithrave pastron enët e gjakut në organizëm dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Nëse jeni të sëmurë nga anemia ose çrregullimet e sistemit të qarkullimit të gjakut duhet ta konsumoni rregullisht. Rrit numrin e qelizave të gjakut, ka efekt pozitiv në pankreas dhe enët e gjakut, dhe redukton rrezikun nga diabeti. Ul nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.
Përgatitja e tij është e thjeshtë. Në ujin e nxehtë duhet të vendosni një lugë çaji derisa të vloj. Pastaj duhet të mbuloni çajin dhe të prisni tre deri në pesë minuta dhe më pas mund ta konsumoni.