“Diamanti i kuzhinës”(tartufi), sipas traditës Profetike

 

 

Transmeton Said ibn Zejd (r.a) se kishte dëgjuar Profetin (s.a.s) të thoshte: “Kërpudhat(tartufi) kanë prejardhje nga ‘mennatí (rrëshirë e ëmbël) dhe uji i tyre përmban ilaçin për sy”

[Buhari, Tibb 20; Muslim, Eshribe 157(2049); Tirmidhi, Tibb 22(2068)]

Në lidhje me këtë hadith Ebu Hureyre thotë: “Unë mora tre, pesë a shtatë kërpudha, i shtrydha dhe lëngun e tyre e vendosa në një shishe. Lëngun ia dhashë dikujt për dhimbjen e syve dhe ai u shërua.” [ Tirmidhi, Tibb 22 (2068, 2069, 2070)]

Fjala “kam’eh” e përdorur në hadith, cilëson llojin tartuf të familjes së kërpudhave. Tartufi është pjesa frutore e kërpudhës Ascomycete, një nga shumë tipet e kerpudhave Tuber. Tartufi futet në familjen e kërpudhave Ectomycorrhizal-e dhe gjenden zakonisht në afërsi të rrënjëve të pemëve. Disa prej llojeve të tartufit janë shumë të kushtueshme në tregun ushqimor. Kuzhinieri francez Jean Anthelme Brillat-Savarin i quan: “Diamanti i kuzhinës”.

Pin It