Shkëlzen Doli, koncert madhështor në Tetovë

Violinisti shqiptar Shkëlzen Doli do të interpretoje një koncert madhështor në Tetovë.

Me rastin e 5 vjetorit të Festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, Shoqata Alegretto do të organizojë një koncert me virtuozin e muzikës shqiptare, violinistin e Filharmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli. Ai do të interpretojë së bashku me orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Gridi Krajës.

Koncerti Gala do të organizohet në Qendrën e Kulturës-Tetovë, me datë 10.11.2017, në orën 18:30. /ATA/

Pin It