Promovohet libri “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati”

Studjuesi Agron Alibali  do të promovojë librin e tij “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati” në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Libri do të provohet në date 8.11.2017 ora 11.00

”Dritëhijet e një Diplomati” bazohet në arkivën e zyrës diplomatike shqiptare në SHBA.

Libri është nderuar me çmim nga Federata Panshqiptare Vatra – The Hearth dhe është promovuar më parë në Bibliotekën e Kongresit në SHBA dhe në Bibliotekën Kombëtare në Shqipëri. /ATA/

Pin It