Qeveria financon kurën për pacientët me Hepatit C

hepatitisc-1

Një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 1.6 milionë euro ka bërë të mundur kurimin e Hepatitit C edhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në facebook thotë se ilaçi i financuar nga qeveria shpëtoi jetët e 36 pacientëve.

Për herë të parë kurat e shtrenjta deri në 45 mijë euro janë përballuar me 100% nga Qeveria për të siguruar mjekimin falas të pacientëve shqiptarë me hepatit C.

“Rruga e Rilindjes së Shëndetësisë është e vështirë dhe plagët e të shkuarës duan reformë të thellë, punë të palodhur e durim të madh për t’u kuruar. Por nga ku u nisëm tre vjet më parë, kemi shënuar progres inkurajues duke shpëtuar e lehtësuar jetë njerëzish që deri dje ishin të pashpresë dhe pa asnjë kujdes dinjitoz shëndetësor””, shkruan Kryeministri Rama.

 

Pin It