Hëna e veçantë e 14 nëntorit , spektakli rikthehet pas 70 vitesh

hena

Më 14 nëntor, do të shijojmë një pamje të veçantë të hënës. Pas 70 vitesh, bota do të shohë një  spektakë astronomik të mrekulluesh i cili nuk do të përsëritet deri në 2034. Më 14 nëntor, Hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme. Fotografë profesionistë dhe amatorë do të përdorin këtë ditë për të realizuar disa shkrepje të mahnitshme me aparatet e tyre.

Në fakt viti 2016 është karakterizuar nga të ashtuquajtura “super hënat”. Në kalendarin e NASA-s 3 datat e shënuara për fenomenet e lidhura me të janë 16 tetor, 14 nëntor dhe 14 dhjetor, por ajo e muajit nëntor mbahet si më e rralla. Hëna do të jetë 48 mijë kilometra larg tokës, por prezenca e saj do të ndihet shumë pranë.

Tremujori i fundit i vitit 2016 është po ashtu një moment i shënuar për të gjithë personat që besojnë tek fuqitë e universit, pasi sipas disa teorive supersticioze, hëna e re e muajit nëntor do të sjellë energji dhe zhvillime të reja.

Pin It