Lotët na bëjnë mirë, ja vetitë shëruese të tij

temper-tantrum-crying-child

Të gjithëve na gëzon e qeshura, por edhe e qara ka të mirat e saj. Studimet tregojnë se procesi i të qarit stimulon lirimin e hormonit të lumturisë endorphine nga truri jonë.

Gjithashtu hormoni i endorphinës ul nivelet e manganit, mbiprodhimi i të cilit shkakton irritime tek ne.

Ndër të tjera loti përbëhet nga disa elemente të rëndësishme që eliminojnë toksinat si dhe vrasin rreth 95% të baktereve që gjenden në sy.

Në këtë formë përmirësohet edhe shikimi jonë, ndaj nëse doni të lotoni bëjeni atë pa u kursyer.

Më poshtë do të gjeni edhe tre llojet e lotëve:

Lotët bazalë

Gjëndrat e lotëve e prodhojnë vazhdimisht këtë lëng të tejdukshëm për të na mbrojtur dhe lubrifikuar sytë. Gjithashtu, ky lëng na përmirëson shikimin. Kur pulitim qepallat, ai shpërndahet në gjithë sipërfaqen e syve.

Lotët e refleksit

Këta lot vërshojnë kur na hyn në sy një substancë ose copëz irrituese. Gjithashtu, lotët e refleksit shoqërohen me veprime të ndryshme si hapja e gojës ose e qeshura.

Lotët emocionalë 

Këta janë lotët ‘njerëzorë’ që derdhim kur përjetojmë një ndjenjë të fortë. Ato kanë një përqendrim proteinik 24 për qind më të lartë se lotët e refleksit.

 

Pin It