Vaji i arrave me veti të larta shëruese

 

vaj-arre

 

Përveç shijes dhe vlerave të larta të arrës, njihet si shumë i mirë dhe vaji i saj.  Vaji i arrës ka një shije të lehtë delikate, pak në të hidhur, është shumë i pasur me yndyrna si Omega 3 dhe Omega 6.

Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e shëndetit të trurit, lehtësojne transmetimin korrekt të sinjaleve dhe përmirësojnë funksionet njohëse.

Konsumimi i vajit të arrës është rritur ndjeshëm në mbarë botën për shkak të vlerave të mira për njeriun.

Ai ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i vajit të arrës ndihmonnë uljen e nivelit të kolesterolit. Rrjedhimisht kjo do të çojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo është vetëm një nga arsyet e shumta përse duhet ta shtoni vajin e arrës në dietën tuaj. U jep forcë enëve të gjakut.

Konsumimi i vajit të arrës ndihmon enët e gjakut duke u dhënë atyre më shumë forcë për një funksionim më normal. Përfshijeni këtë vaj në një sërë recetash të shijshme. Vaji i arrës për një trup në superformë. Po, është e vërtetë.

Vaji i arrës ndihmon me shkrirjen e dhjamit në zonën e barkut. Nëse e konsumoni me sallata, do të ndiheni të ngopur shumë shpejt.

Mund të zëvëdësoni vajrat e tjerë që përdorni me vajin e arrës. Ky i fundit gjithashtu ndihmon me pagjumësinë dhe ju ofron një natë të qetë e gjumë të ëmbël sepse ka melatoninë në përmbajtjen tij.

Vaji i arrës është i mirë edhe për njerëzit që kanë një stil të çrregullt gjumi.

Pin It