Çfarë ndodh nëse shkelni në hënë?

auto_wum21445968044

Po të shkelni në hënë gjurmët tuaja do të mbeten atje përgjithnjë. Kjo ndodh sepse në Hënë nuk ka erë ose ujë për të fshirë gjurmët tuaja, si në Tokë.

Gjithashtu në Hënë nuk ka as vullkane, kështu që sipërfaqja e saj mbetet gjithmonë njësoj. Ndoshta gjurmët tuaja mund t’i shuajnë vizitorët e ardhshëm  ose meteoritët që godasin sipërfaqen e Hënës.

Nga hëna ndodh dhe një fakt tjetër interesant. Ajo shkakton baticat në detet dhe oqeanet e Tokës. Nëpërmjet forces së rëndesës së Hënës, uji tërhiqet, duke krijuar fryrje në të dy anët e planetit. Nga këto fryerje, buzë detit shkaktohet ngritja dhe ulja e nivelit të ujit në interval të caktuara, dukuri e cila quhet baticë.

full-harvest-moon-sept16-2016-9pm

Pin It