SHBA: Hapet ekspozita e parë e artit të Kuranit

auto_656dffb8-0167-4ba5-94c9-33d84ee29419_cx0_cy4_cw0_w987_r1_s_r11477426766 

Në Uashington është hapur ekspozita e parë më e madhe e artit të Kuranit. Në të paraqiten më shumë se 60 dorëshkrime të rëndësishme që lidhen me Kuranin, të realizuara më shumë se 1 mijë vite më parë në botën islame, prej Afrikës Veriore e deri në Turqi, Iran dhe Afganistan.

Ky dorëshkrim i krijuar me bojë, ngjyra e flori, mirëpret vizitorët në hyrje të eskpozitës.

“Është natyrisht një ndër më të mëdhenjtë dhe shumë i rëndë. Peshon 60 kilogram dhe është i jashtëzakonshëm. Shumë prej këtyre dorëshkrimeve u krijuan fillimisht për ekspozim, më pas ju dhuruan xhamive dhe muzeve”.- thotë Massumeh Farhad kuratore në galerinë Freer/Sackler.

Pjesa më e madhe e 66 dorëshkrimeve në ekspozim janë pjesë e koleksionit të muzeut turk e islamik të arteve në Stamboll. Disa i përkasin koleksionit të përhershëm të galerisë Freer and Sackler. Punimet janë realizuar në Damaskun dhe në Sirinë e shekullit të 7 e deri në Stambollin e shekullit të 17.

Disa nga punimet janë nxjerrë prej varreve të sulltanëve, fuqia e të cilëve aso kohe shtrihej prej juglindjes së Evropës drejt Afrikës veriore dhe Lindjes së Mesme.

“Ato u punuan për disa prej sulltanëve dhe sundimtarëve të fuqishëm të këtyre rajoneve. Pas shumë vitesh u morën nga familja otomane. –thotë kuratorja.

Kuratorja e arteve islamike Farhad thotë se të gjitha dorëshkrimet kanë tekst identik por jane të formateve dhe stileve të ndryshme. Mjeshtëria dhe aftësia e artistëve e bën secilin prej tyre, një vepër arti të veçantë.

“Për shembull, ky është një dorëshkrim i kaligrafit Yaqut, një ndër më të mëdhenjtë e botës islame, prej fundit të shekullit të 12 në fillimet e shekullit të 13-të”.

Ekspozita është një dëshmi e bukurisë së kaligrafisë dhe kompleksitetit të dekorimeve të praruara, që nga shkrimet e hershme të Kuranit. Aty rrëfehet historia e secilit dorëshkrim dhe pronarët e tyre të origjinës.

“Shpresojmë që vizitorët, cilido të jetë interesi i tyre, do të vijnë dhe të marrin nga historia që bartin dorëshkrimet. Disa mund të jenë të interesuar për kaligrafinë, disa për mënyrën sesi është organizuar ekspozita. Shpresoj të kemi diçka për të gjithë vizitorët”. Eskpozita do të qëndrojë ehapur deri më 20  shkurt 2017

Pin It