Raport për Shqipërinë: Një në 4 të punësuar në sektorin e turizmit

World Travel and Tourism Council (WTTC) e klasifikon Shqipërinë si vendin e tretë në botë që siguron punësim të lartë në sektorin e turizmit. Në raportin e fundit të “World Travel and Tourism Council” mbi impaktin ekonomik të udhëtimeve dhe turizmit, fokusi është te shtetet që krijojnë më shumë vende pune nga turizmi.

Shqipëria rënditet në vendin e tretë, ku 24% e vendeve të punës (një në 4) janë si rezultat i turizmit. Brandet ndërkombëtare ende mungojnë në vend, po sipërmarrja është duke lulëzuar dhe kjo do të thotë që autenticiteti është pika më e fortë e turizmit shqiptar”, thuhen në raport.

Turistët tërhiqen nga produktet turistike të panjohura kryesisht në Rivierën Shqiptare dhe Alpet e Shqipërisë, sipas raportit.

Sektori i udhëtimeve dhe turizmi është një nga mënyrat më të mira për punësim në të gjithë botën dhe siguron 10% të punësimit mbarëbotëror.

Pin It