Pesë fakte interesante mbi ariun polar

Më poshtë do t’ju njohim me disa fakte interesante mbi ariun polar

1.Arinjtë polarë nuk bëjnë gjumë letargjik

Një nga karakteristikat që e dallon ariun e bardhë nga arinjtë e tjerë është se ato nuk bëjnë gjumë letargjik. Trupi i tyre nuk ka mekanizmin e rezervave yndyrore, kështu që këto kafshë nuk mund të flenë për disa muaj pa ngrënë asgjë.

2-Një ari polar jeton kryesisht në det

Arinjtë polarë janë të lidhur me tokën dhe borën, por në fakt kohën më të madhe ato e kalojnë në det. Ky është mjedisi në të cilin ato ushqehen, ndërsa në tokë kthehen për të fjetur.

3.Temperatura e një ariu polar

Ariu polar është kafshë me gjak të ngrohtë, si të gjithë gjitarët, por temperatura e trupit është më e ulët se e kafshëve të tjera që jetojnë në klimë të butë. Temperatura normale për një ari të bardhë është 31 gradë celcius.

4.Manteli i ariut polar nuk është i bardhë

Karakteristika më e famshme e tyre është manteli i bardhë. Por në fakt qimet e tyre nuk janë me të vërtetë të bardha, por janë transparente

5.Manteli i bardhë nuk i ndihmon për të gjetur prenë

Nëse dikush mendon se ngjyra e bardhë mund të jetë një mekanizëm mbrojtës kundër presë, gabohet sepse është e kundërta. Ngjyra shërben për t’u kamufluar me ambientin, por jo për të shpëtuar

Pin It