Gjirokastër, “Fustanella Festival” rikthen të kaluarën

Fustanella nuk është thjesht një veshje, ajo mbart vlerën kulturore e historike të kombit tonë e trashëguar me besnikëri brez pas brezi.

Me imazhin e saj të paharruar në shekuj, më 19 maj Gjirokastra do të hapa portat për festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore që është pagëzuar me emrin “Fustanella Festival”. Në këtë festival do të manifestohen veshjet tradicionale të shqiptarëve për tër ditë rresht deri më 21 maj, në mbyllje të këtij eventi. Fustanella do të kthehet në veshjen më të kërkuar gjatë kësaj kohe në kalanë e Gjirokastrës dhe në rrugicat e saj…

Këto fustanella kanë udhëtuar nga një skaj në tjetrin të botës si në festivalet më të

mëdha, në Indi, Skandinavi, Turqi, Kinë dhe të gjithë Europën Perëndimore dhe Lindore.

Sipas organizaotrëve në Gjirokastër do të mbahet një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në

identitet, por e jetuar në modernitetin e një bote globale. Vishe dhe ti! – është motoja e

organizatorëve. Në këtë festival do të ketë performanca të ndryshme muzikore por edhe konferenca dhe

aktivitete të ndryshme me qëllim që Gjirokastra të jetë në vëmendje të njerëzve.

“Fustanella Festival” në edicionin e tij të parë është organizuar nga Rek­Remont Kapital

me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës.

Pin It