Gjithçka duhet të dini mbi mbrëmjen e sotme në Nion të Zvicrës

Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të fazës së “Play Off” të Uefa Champions League sot në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për sezonin e ri të këtij kompeticioni.

32 ekipet e kualifikuara për sezonin 2018-19 janë të grupuara në 4 vazo: Vazoja e parë përbëhet nga kampionët e Champions League dhe Europa League, por dhe kampionët në gjashtë kampionatet me renditjen më të lartë si: Angli, Spanjë, Itali, Francë, Gjermania, Hollandë dhe ekipe nga vende të tjera. Vazot e mbetura përcaktohen nga renditja e UEFA-s. Ajo çfarë dihet me siguri është se brenda një vazoje nuk mund të ketë ekipe nga i njëjti vend siç janë Juventusi, Roma, Napoli dhe Inter.

Shorti për fazën e grupeve pritet të fillojë sot në orën 18:00 në një ceremoni ku do të jepet edhe çmimi i lojtarit më të mirë të vitit ndërmjet Mohamed Salah, Luka Modriç dhe Cristiano Ronaldos.

Gjithashtu në këtë ceremoni do të ndahen edhe çmimet për lojtarët më të mirë të edicionit të fundit, në secilin pozicion.

Pin It