“Gjithçka rreth asgjësë”- Flogerta Krypi

Ishim në studio me shkrimtaren Flogerta Krypi për të folur për librin e saj të fundit ” Gjithçka rreth asgjësë”. Dy novela interesante ku shkrimtarja tashmë e afirmuar në letërsinë shqipe na vë përballë me disa të papritura që mbase nuk i kemi menduar: të ngelemi pa kujtime. Thellë-thellë duke “gërrmuar” brendinë njerëzore janë të njëjtat frikëra e dilema, por aftësia për t’i pranuar e aq më tepër për t’i paraprirë na dallon nga njëri-tjetri. Libri është një përballje me ndërgjegjen dhe raportet me njerëzit me të cilët ndërtojmë rrethin e kujtimeve dhe të shpresës.

https://soundcloud.com/spektrum-group/gjithcka-rreth-asgjese-flogerta-krypi

Pin It