Gmail vjen së shpejti me pamje të re

Google do të sjellë një pamje të re për faqen e  Gmailit.

 Në një email që disponon The Verge, kopmpania thotë se dizajni i ri do të përfshijë dhe disa risi, që do të vlejnë dhe në llogaritë normale të Gmail.

Google shkruan The Verge, premton një pamje “të freskët, të qartë për Gmail në web”, me risi si Smart Reply, aftësia për të vendosur alarmin tek emailet dhe mbështetje offline.

Nuk dihet saktësisht se si do të jetë pamja e re, por kompania ka nxjerrë së fundmi pamjen e re te Google Calendar, me ikon dhe ngjyra moderne.

Ky ndryshim do të vijë në javët e ardhshme, si një program i hershëm aksesi për konsumatorët e G Suite dhe llogaritë personale në Gmail.

“Ne po punojmë në disa përditësime të mëdha për Gmail, që janë ende në fazë draft. Na duhet dhe pak kohë të merremi me veten, kështu që nuk mund të bëjmë të ditur asgjë ende”, thotë një zëdhënës i Google për The Verge.

Pin It