Goxhaj : “Situata problematike, përdorni dedektorë”

largea_11bgmyshopfire_gqu3_750551f1451918630

 Ngjarjet e ditëve të fundit, ku 2 rastet e shpërthimit të gazit shënuan një bilanc me viktima e mbi 30 të lënduar ka shtuar vëmendjen e institucioneve që krahas marrjes së masave të bëjnë dhe rekomandimet për qytetarët. Shërbimi zjarrëfikës sugjeron përdorimin e dedektorëve të gazit të cilët kushtojne 10 euro copa dhe gjenden në pikat ku tregëtohen materiale ndërtimi.

Dedektorët sinjalizojnë nëse ka rrjedhje gazi, apo problem me tubacionet duke i ndihmuar qytetarët të reagojnë në kohë.

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i shërbimit zjarrëfikës: Për pajsjen e pallateve me infrastukturën e nevojshëm kundër zjarrit, Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës, Shkëlqim Goxhaj thotë se Tirana paraqitet problematike dhe nuk janë respektuar gjithmonë kritere të tilla. Kryeqyteti me ndarjen e re territoriale ka nevoj të paktën për 2 stacione të reja zjarrëfikëse.

Nga 1 janari ky shërbim ka kaluar në administrimin e bashkisë dhe nevojat për të përballuar rastet e emergjencës janë për rritje të numrit të personelit dhe numit të automjeteve.

Pin It