Harta interaktive që ofron muzikë për pak sekonda në të gjithë botën

2-34-620x330

Projekti Radio Garden, i dizenjuar nga kompanitë me bazë në Amsterdam Studio Puckey dhe Moniker në bashkëpunim me Institutin Holandez të zërit dhe vizionit paraqet një hartë interaktive që ju lejon të shfletoni radio stacione kudo në botë brenda disa sekondash.

Shërbimi lidhet me mijëra radio stacionesh që shndërrohen në pika të vogla të shpërndara gjeografikisht në të gjithë globin. Me një klik të vetëm, përdoruesit mund të “’udhëtojnë” kudo në planet dhe të eksplorojnë kultura të ndryshme me anë të tingujve dhe muzikës.

Siç tregohet nga krijuesit e portalit interaktiv, “duke sjellë zërat e largët, radioja lidh njerëzit dhe vendet”. Megjithatë, Radio Garden e paraqet listën e radiove me kufizime të caktuara, për shkak se përdoruesit do të gjejnë më shumë pikë në SHBA dhe Evropë se sa në Afrikë apo Azi.

Kjo diferencë vjen për shkak të problemeve teknike dhe pjesërisht për arsye kulturore.

Pin It