Hëna gjigante e nëntorit, mos humbisni pamjen më mahnitëse të shekullit!

super-hena-660x330

Mbrëmjet e 13-të dhe 14-të nëntorit priten të jenë më të shndritshmet në 70-të vitet e fundit, pasi hëna do të jetë më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.

Sipas “The Independent” sateliti i hënës kryen rrotullime ovale rreth Tokës, prandaj ndonjëherë është më afër planetit tonë.

Kjo fazë quhet ‘perigje’ nga astronomët; kur kjo ndodh, hëna është rreth 14% më e madhe dhe 30% më e shndritshme.

Një fenomen i tillë ka ndodhur për herë të fundit në janar të 1948-ës, prandaj këshillohet që të gjithë t’i dedikojnë disa minuta vëzhgimit të qiellit.

“Hëna e plotë e 14-të nëntorit nuk është vetëm hëna më e madhe e 2016-ës, por është hëna më e madhe e plotë e shekullit të 21-të,” është shprehur NASA në një deklaratë, duke shtuar se një hënë e ngjashme do të shfaqet sërish në 25 nëntor të 2034-ës.

Mënyra më e mirë për ta parë është të shkoni në një vend me errësirë, kështu dritat e tjera nuk do të zbehin shkëlqimin e hënës. Nëse mundeni, largohuni nga qyteti dhe vëzhgojeni ngjarjen e rrallë nga një zonë periferike.

 

 

Pin It