“Hije”, filmi që ju pret së shpejti në kinema

hije_1480645686-8980185

Filmi “Hije”, me skenar dhe regji të Jotti Ejllit do të prezantohet nga 8 dhjetori në kinemanë Cineplexx në Tiranë.

Ngjarja e vrasjeve të disa personave ka tronditur një qytet të vogël. Një grup me të shkuar kriminale është eliminuar brenda natës. Një prokuror heton mbi çështjen duke pyetur të vetmen dëshmitare që është pjesë e ngjarjeve.

Gjithçka duket sikur ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie. Por e vërteta që kurrë nuk do kuptohet, është komplet e kundërt. Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Alfred Trebicka, Genti Kame, Eglantina Ceno, Antonio Kowdrin, Kol Kunora, Kastriot Shehi e Sokol Angjeli.

 

Pin It