Hillary Clinton hyn në histori, gruaja e parë e nominuar për Presidente në SHBA

download

Hillary Clinton është bërë gruaja e parë në historinë e SHBA-ve që është nominuar për Presidente nga ndonjë prej partive në këtë vend. Ish-Sekretarja e Shtetit e arriti këtë pasi u numëruan të gjitha votat e delegatëve të 50 shteteve në Konventën e Demokratëve.

Në një shenjë uniteti, ish-rivali i saj Bernie Sanders kërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.

Ish-sekretarja e Shtetit nuk ndodhej në Philadelphia, por komunikoi me përkrahësit e saj përmes një lidhjeje direkte. Në ekranin gjigand u shfaqën njëri pas tjetrit të gjithë presidentët amerikanë, e më pas Hilary Clinton.

Në fjalën e saj Clinton u shpreh e lumtur për nominmin teksa dërgoi edhe një mesazh për të gjitha vajzat që mund të kenë qëndruar zgjuar vonë në mbrëmje për të pritur zyrtarizimin e saj.

‘Dhe nëse aty ka ndonjë vajzë të vogël e cila qëndroi zgjuar për të më parë mua, më lejoni të them. Unë mund të bëhem Presidentja e parë grua, por një nga ju do të jetë e rradhës”, ishin fjalët e Clinton.

Hillary mori edhe mbështetjen e bashkëshortit të saj dhe njëkohësisht Presidentit të 42-të të Shtteve të Bashkuara.

“Hilary ka një aftësi unike për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të reduktuar rreziqet me të cilat ne po përballemi. Ajo ka aftësinë për të sjellë ndryshim. Vetëm bëjani të ditur një problem, kthehuni pas një muaji dhe do të shihni që Hilary do të ketë shënuar përmirësime. Kjo është edhe arsyeja se pse ju duhet t’a votoni atë, pasi Hilary nuk do të heqë dorë asnjëherë” u shpreh ish-Presidenti.

Edhe në ditën e dytë të konventës, Bernie Sanders e shfaqi hapur mbështetjen e tij, por një moment emocionues ishte kur vëllai i Senatorit të Vermontit foli përpara të pranishmëve.

“Dua të përmënd në këtë konventë emrat e prindërve tanë, Eli Sanders dhe Dorothy Glassber. Ata nuk pantën një jetë të lehtë dhe vdiqën të rinj. Jam i sigurt që do të ishin krenarë për arritjet e djalit të tyre”, u shpreh Larry, duke prekur emocionalisht edhe vëllain e tij Bernie.

Konventa i filloi punimet mes një skandali që detyroi kryetaren e partisë të jepte dorëheqjen si dhe në akuza për përfshirje të shërbimeve sekrete ruse në vjedhjen e email-eve të partisë që u bënë publike nga Wikileaks.

Pin It