iPhone 7, të rejat e smartfonit të shumëpritur

Apple-iPhone-7-release-date

Apple përgatitet të hedhë në treg produktin e saj më të ri: “objektin më të nxehtë të botës së smartfonëve”,  iPhone 7, më i avancuari i serive të përdorura deri tani e që po pritet me padurim.

Askush nuk e di me saktësi se çfare do t’i prezantojë Apple publikut në shtator, por fjalët janë se smartfoni i ri do të vijë i fuqizuar nga një chip i gjeneratës së ardhshme të Apple-it, me një procesor më të shpejtë dhe kamera dy lentëshe 8 Megapixel iSight, që ofron përparësi të mëdha, sidomos në realizimin e fotografive edhe në dritë të dobët.

Përmasat do të jenë 67.12 me 138.3 mm, trashësia do të jetë më e vogël se iPhone 6,  ndërsa bateria do të jetë 14 përqind më e fuqishme se ato të aparateve të mëparshme.

Smartphone i ri do të jetë i pajisur me dy butona të volumit në krahun e djathtë për një akses më të lehtë, si dhe një boks zëri shtesë,  e mendohet se do të këtë të disponueshme edhe teknologjinë e ngarkimit “wireless”.

Disa nga ndryshimet që do të sjellë kanë të bëjnë me përmirësimin e baterisë dhe performancës së përgjithshme të këtij aparati celular duke përshirë kamerën parësore dhe atë frontale si dhe një pamje të re të “background”-it.

Risia që të gjithë e presin me padurim është fakti se iPhone7 do të jetë rezistent ndaj ujit duke bërë të mundur shkrepjen e fotove nën ujë.

Për të mbrojtur aparatin nga keqpërdorimi në ujë, IOS 10 ka bërë të mundur ndezjen e ekranit në rastet kur iPhone është në rrezik.

Pin It