Phree, stilolapsi multifunksional

StiloLapsi-620x330

Stilolapsi multifunksional quhet Phree dhe mund të shërbejë si kufje me Bluetooth e të tregojë njoftimet që kanë ardhur në telefonin tuaj në një miniekran.

Phree përdor teknologjinë “Optical Translation Measurement” si dhe një 3D sensor me laser për të monitoruar lëvizjet.

Me ketë stilolaps mund të shkruhet në çdo sipërfaqe, pastaj fjalët do të shfaqen në ekranin e telefonit me ndihmën e aplikacioneve si OneNote, Office, Viber, Bluetooth.

Ky stilolaps është i pajisur me mikrofon dhe altoparlantë, ndaj mund të përdoret edhe për thirrje telefonike.

 

Pin It