Si të kujdeseni për fëmijët në ditët e nxehta të verës?

hot-weather-children-safe-594227

 

Ndodhemi në ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta dhe bëhen të padurueshme ndonjëherë. Ndër të gjithë ata që e vuajnë vapën, më shumë janë fëmijët.

Të vegjëlit, veçanërisht të sapolindurit e kanë vështirë të përshtaten me temperatura e larta, në krahasim me të rriturit. Për këtë arsye gjatë ditëve të nxehta është e nevojshme, që të tregohet një kujdes i veçantë.

Duhet ta mbani freskët ambientin, duke e ajrosur në mëngjes dhe gjatë natës, Këtë mund ta bëni me anë të kondicionerit. Ndërsa për temperaturën e trupit tek të vegjlit duhet nje kontroll i vazhdueshëm. Nëse është e nevojshme mund ti freskoni me një banjë.

Gjithashtu, duhet treguar kujdes tek lëngjet dhe ushqimet që i jepni fëmijës tuaj. Mos i neglizhoni lëngjet, nxitini fëmijët që të pinë sa më shumë ujë.

Po ashtu, jepuni ushqime të freskëta dhe të lehta, si shalqini, kastraveci, si dhe fruta të tjera ndihmojnë për t’u hidratuar.

Specialistët rekomandojnë kujdes tek fëmijët e sëmurë, që kanë kaluar ndonjë virozë apo sëmundje. Shikoni me vëmendje simptoma, si plogështia, tharja e lëkurës ose buzëve dhe mos hezitoni të kontaktoni mjekun.

Pin It