“Home” fitues i çmimit BAFTA, shfaqet në 7 maj në Tiranë

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të Daniel Mulloy një bashkëprodhim mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, do të shfaqet në 7 maj në Tiranë, në kuadër të Mediterranea 18 – Young Artists Biennale.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministria e Kulturës shkruan “‘ Lajm fantastik! HOME to HOME. Filmi i shkurtër “Home” produksioni i parë kosovar që fiton çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtër mbrrin ne Mediterranea 18 – Young Artists Biennale. Ndërsa në ditët e Bienales mund të ndiqni projeksionet me kinemanë lëvizëse tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kurator i seksionit të filmit në Bienalen e Mesdheut është Eroll Bilibani. Bienalja po vjen! Mos e humbni!”.

Filmi i cili trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje, e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes, në rolet kryesore sjellë Jack O’Connell dhe Holliday Grainger.

Në film në rolet kryesore luajnë aktorë të famshëm si, Jack O’Connel dhe Holliday Graniger, si dhe aktorët shqiptarë: Zaki Ramadani, Andi Bajgora, Edison Dabiqaj, Adriana Matoshi, Armend Ismajli, Rifat Smani.

Filmi është realizuar në bashkëpunim me DokuFest, Blacksheep dhe Somesuch, me mbështetjen financiare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, USAID dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur si dhe me Ministrinë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës./ATA/

Pin It