Samsung sjell aplikacionin për varësinë e fëmijëve ndaj smartphone

Samsung sjell një aplikacion të ri për të kontrolluar kohën që fëmijët qëndrojnë në smartphone.

Aplikacioni i quajtur Samsung Marshmallow u jep mundësi prindërve të krijojnë një grup aplikacionesh në pajisjet e fëmijëve të tyre si dhe të kufizojnë kohën që duhet të qëndrojnë dhe kohën që duhet të flejnë.

Por teksa ka shumë aplikacione për të shmangur varësinë e fëmijëve ndaj ekranit, Samsung ka një sistem n-app point, të quajtur Marshmallow Point ku fëmija mëson se si të fitojë dhe të shpenzojë çmimet aktuale.

Aplikacioni Marshmallow kufizohet vetëm në pajisjet e Samsung me Android. Çdo ditë apo javë aplikacioni do të sugjerojë një përmbledhje për prindërit, duke raportuar se sa i ka respektuar fëmija i tyre afatet kohore.

 

Pin It