Hoteli që duket si një fole shpendësh..(Foto)

Vizitorët e hotelit Nay Palad që ndodhet në Laikipia të Kenisë duhet të bëjnë kujdes se mos po ju vjen pranë ndonjë shqiponjë, duke menduar se ka gjetur çerdhen e saj.

 Objekti i vendosur në lartësi është i mbështjellë me xhama dhe ofron pamje prej 360 shkallëve të tërë hapësirës dhe peizazheve që e rrethojnë.

Të veçantë e bënë vendosja e degëve anash tarracës, duke bërë që të ngjasojë me një fole shpendësh.

Deri më tani është vetëm një objekt, por pritet që në të ardhmen e afërt të ketë edhe disa të tilla në atë zonë.

Pin It