Hudhrat e mbira hahen, e vërteton studimi

Hudhra përdoret shpesh në kuzhinë, për t’u dhënë shije salcave, mishit apo peshkut. Ka një sërë vetish kurative si dhe ndihmon për të forcuar sistemin imunitar.

Ndër të tjera ka dhe veti antioksikuese dhe antibakteriale dhe cilësohet gjerësisht si një antibiotik natyral.

Por ajo që shumica nuk di është se hudhrat e mbira nuk janë të dëmshme, përkundrazi.

Shpesh vendosim që t’i hedhim, por një studim amerikan i ‘American Chemical Society’, ka treguar se hudhrat e mbira kanë më shumë veti se ato normale.

Kjo pasi hudhra e mbirë prodhon enzima që mbrojnë nga agjentët patogjenë, të cilat luajnë një efekt antioksidues për organizmin.

Ndër të tjera, pesë ditë pas mbirjes, hudhra shton kapacitetin për të luftuar radikalet e lira. Gjithashtu hudhra e mbirë mbron arteriet dhe parandalon kancerin e zorrës së trashë, kancerin e gjirit dhe të lëkurës.

Kështu hudhra e mbirë mund të konsumohet pa problem, mjafton që të mos blihet e mbirë, për shkak se procesi mund të ketë ndodhur në kushte aspak optimale.

 

Pin It